Lokale
Shtëpia botuese “Logos A” i dhuron libra bibliotekës së Preshevës (foto)
Biblioteka e qytetit në Preshevë “Mehmet Jusufi” sot është pasuruar edhe me 100 tituj të ri të librave të dhuruar nga Shtëpia Botuese “Logos A” nga Shkupi.
Këto libra janë siguruar si donacion i kësaj shtëpie botuese përmes Shoqatës Kulturore “Dituria” në Preshevë.
Librat e dedikuar në Preshevë janë tituj ku bëhet fjalë për identitetin shqiptarë, nacionalizmin, kulturën, qytetërimin, filozofinë e sociologjinë.
Aksioni për pasurimin e bibliotekës së qytetit me tituj të ndryshëm të librave dhe donatorët i ka falënderuar drejtori Vaxhid Mehmeti. Ai për Titulli-n ka thënë se me këta libra të rinj tashmë qytetarët dhe dashamirët e librit kanë zgjedhje edhe më shumë për lexim.
Sipas Mehmetit biblioteka e qytetit ka një laramani të librave për lexim për të gjitha moshat, dhe të gjitha lëmive.
Shtëpia Botuese “Logos A” nga Shkupi deri më tash në të gjitha trojet shqiptare ka shpërnda 100 mijë libra shqip, në kuadër të projektit të realizuar me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!