Shqiptarët e Luginës drejt Beogradit, në përkrahje të kombëtares
Lokale

Shqiptarët e Luginës drejt Beogradit, në përkrahje të kombëtares

13.Oct.2014 19:36
0

Rreth 100 tifozë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të martën do të qëndrojnë në stadiumin ku do të luhet ndeshja mes dy kombëtareve, asaj serbe dhe shqiptare.

Tifozët nga komunat Preshevë e Bujanoc kanë arritur të sigurojnë biletat e nevojshme për të qenë afër lojtarëve të tyre të zemrës.

Portali informativ Titulli.com ka mësuar se rreth 100 tifozë do të jenë prezentë në stadiumin e KF Partizanit në Beograd, ku do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur.

Preshevarët, përveç mbështetjes në Beograd, për pjesën tjetër të sportdashësve që kanë mbetur në Luginë, kanë organizuar edhe shikim të ndeshjes në ekran të madh, në stadiumin e qytetit, duke filluar nga ora 20:00.

Nga ana tjetër edhe tifozët serb, në hyrje të Preshevës, në Tasjan, do të qëndrojnë në hapësirë të hapur ku me ndihmën e video-projektorit do të përcjellin këtë ndeshje.

Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë arritur sot në aeroportin e Beogradit, ku janë pritur nga gazetarët dhe forcat policore serbe, ndër ta edhe njësitet speciale anti-terrorizëm.

Në kampin kuqezi entuziazmi është i lartë, për arritjen e një rezultati historik përballë një kundërshtari të vështirë.

Ndeshja Serbi – Shqipëri zhvillohet të martën në orën 20:45 në stadiumin e KF Partizanit./Titulli.com/

Kapen emigrant ilegal në stacionin hekurudhor të Preshevës
Arkitekti nga Bujanoci fiton çmimin e parë për Interier në Ljubjanë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration