Shkollat shqipe në Bujanoc të degraduara dhe në nivelin më të ulët arsimorë
Lokale

Shkollat shqipe në Bujanoc të degraduara dhe në nivelin më të ulët arsimorë

10.Oct.2015 18:16
0
Politizimi i shkollave në gjyhën shqipe, sot, lirisht mund të krahasohet me periudhat e shkuara të sistemit monist.

Shkruan: Galip Beqiri, prof. i sociologjisë

E verteta qendron se sot në kumunen e Bujanocit shkollat shqipe asnjëherë nuk kanë qenë më të degraduara dhe ne nivelin më të ulët në zhvillimin e procesit edukativo-arsmorë.

Është e vertet se shqetsimi dhe brenga kryesore është rënia drastike e numrit të nxënsëve në shkolla, por me ramjen e numrit të nxensve një numër i arsimtarëve dot mbesin pa punë sepse e vetmja mundesi dhe shpresë për të punsuar të rinjtë janë shkollat.

Por problemi qendron ne ate se me këtë remje drastike të nxensve në shkolla, ku sot klasa numron 15 deri në 20 nxënës, kurse më pare klasat numonin 30 deri në 35 nxënës.  Shtrohet pytja me këtë numër të vogel të nxënsve sa jane tu e dhënë kontributin e tyre mesuesit, aresimetarët dhe stafi drejtues i shkolles.

Me siguri e ndajmë te njëjtin mendim me opinjonin publik se, sot, te gjitha shkollat shqipe të komunes se Bujanocit janë me drejtor te politizuar dhe me drejtora- ushtrues detyre .

Prej 6 shkollave fillore ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe pesë prej tyre janë drejtora me shkolla te larta, kurse ligji për arsimin fillore nuk i pranon diplomat e shkollave te larta, dhe se nuk kanë të drejtë te krijojnë ase marëdhënie pune. Në shkollat tona në vend që të kemi drejtorë me tituj prof. dhe magjister ne kemi drejtor me shkolla te larta, kurse në çdo shkolle stafi i puntorve arsimore eshte mbi 70%  eshte me tituj prof.

Edhe ky vit shkollorë ka filluar me të njëjtat probleme si viti kaluar, problemet rrethe teksteve shkollore, mungesa e kuadrit ne disa lënde mësimore, mungesa e mjeteve didaktike, mungesa e kabineteve msimore, (komuna nuk ka investu për këto) remja drastike e numrit te nxensve etj.

Askush nuk mudet te arsyetohet se edhe pas një muaji te fillimit të vitit shkollor disa shkolla nuk e kanë orarin e punes për arsimtaret, nuk kanë siguruar dokumentacionin e punes p.sh ditaret etj, nuk i kane tekstet shkollore në duarte e tyre nxensit, një numer i nxensve nuk hyjne fare në klase per te zhvilluar msimin e një numër i arsimtarëve gëzohen që nxënësit nuk janë, (në mesin e tyre bile funksionerë komunal).

Në disa lënde mësimore, ku ka mungesë të kuadrit mësimor, po përdoren praktikat e vjetera te rehatimit të militantëve partiak, të cilëve i ndahen nga 4 apo 6 edhe kur nuk janë profesional për lëndën përkatëse, duke lënë në rrugë punëtorë profesional.

Edhe pse me vendim të ministrisë së arsimit mësimi mësimi duhet të zhvillohet në dy ndërrrime, një muaj para e një muaj pae dite, por për shkak të disa mësimdhënësve, që punojnë në shkollat e komunave te Dardanes dhe te Gjilanit, kjo nuk realizohet .

Një fjalë popullore thote se “dita e mire shihet ne mengjes”, dhe unë mendoj se me këta drejtorë që i kemi sot , me menyren se si po i menaxhojnë shkollat, vështirë se dote kemi rezultate të lakmueshme dhe te sukseshme në procesin mësimorë.

As nxënësit e as prindët, as qytetarët e Bujanocit nuk e meritojnë të kemi shkolla të nivelit të çfarë i kemi.

 

Autori është ish-kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, opinioni  është personal dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI 

Mbi 11 milion euro për tri pikëkalimet kufitare Kosovë- Serbi
Preshevë: Prezantohet aplikacioni Android për migrantë "Asylum in Serbia" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration