Shkolla e mesme në Bujanoc përzgjedh ofertuesin për lëndë djegëse
Lokale

Shkolla e mesme në Bujanoc përzgjedh ofertuesin për lëndë djegëse

09.Nov.2017 08:16
0
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc janë bërë të gjitha përgatitjet për stinën e dimrit sa i përket ngrohjes së shkollës.

Drejtori i këtij institucioni arsimorë ,  Zejni Fejzullahu për portalin Titulli.com tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për stinën e dimrit dhe se është zgjedhur ofertuesi.

“Sa i përket ngrohjes dhe sigurimit të materialit djegës për ngrohjen e objektit shkollor është shpall prokurimi publik në portalin për prokurime. Është përzgjedhur ofertuesi më i lirë i cili duhet të furnizojë shkollën me lëndë djegëse Mazut”, theksoi Fejzullahu.

ai u shpreh se derri më tani asnjëherë nuk kanë pasur problem me ngrohjen e objektit shkollor dhe se nxehja qendrore do të funksionojë mirë për nxënësit e shkollës.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në vitin shkollorë 2017/2018 vijojnë mësimet 1023 nxënës./Titulli.com/

 

 
Klubi i futbollit "Tërnoci" kampion i transferimeve të lojtarëve
Aktiviteti tradicional "Duart e Vyeshme" prezantohet në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration