Shaip Kamberi priti komisaren Astrid Thors dhe ambasadorin e Evropës në Serbi, Majkëll Davenport (foto&video)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur gjatë ditës së sotme edhe shefin delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport dhe Komisaren e Lartë për Pakica, Astrid Thors, pranë OSBE-së.Në takimet e ndara Kamberi i ka njoftuar për sfidat që presin pushtetin lokal të Bujanocit dhe planet për zhvillimin e përgjithshëm të komunës.
Komisarja e Lartë për Pakica, Astrid Thors është interesuar për gjendjen e të drejtave të njeriut, ndërsa Majkëll Daveport ka folur për projektet që ka realizuar Progresi Evropian në komunën e Bujanocit./Titulli.com/