Shaip Kamberi priti 5 nxënësit e gjeneratës në komunën e Bujanocit
Shaip Kamberi, në kabinetin e tij priti pesë nxënësit e gjeneratës në komunën e Bujanocit të shoqëruar me prindërit e tyre duke i shprehur mirënjohje dhe motivuar për një të ardhme në rrugën e arsimimit."Arritjet e tyre janë krenari për Bujanocin dhe shtytje për komunën që t'i përkrahë pa rezervë", ka shkruar Kamberi në proflin e tij në facebook.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ndau nga një dhuratë simbolike për nxënësit e dalluar të komunës ë Bujanoct të cilët japin shpresë për shoqërinë dhe falënderoi përfaqësuesit e shkollave dhe shërbimin për arsim komunal./Titulli.com/