Shaip Kamberi organizon takim me diasporën në Zvicër
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, do të qëndrojë për takim me mërgimtarët nga kz vend që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.Takimi do të mbahet më 30 Prill, prej orës 15:00, në hapsirat e RTV Syri Blue, Bielstrasse 80, 4500 Solothurn.
Kabineti i Kryetarit të Komunës së Bujanocit, në kuadër të së cilit nga Janari i këtij viti funskionon edhe Zyra për Diasporë, fton të gjithë përfaqësuesit e Shoqatave të Bujanocit që veprojnë në Zvicër dhe të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit që ndodhen atje, të marrin pjesë në këtë takim.