Shënohet "Dita e Alfabetit" në Bujanoc (Video)
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, profesorë, arsimtarë përfaqësues të shkollave dhe administratës komunale përmes një aktiviteti shënuan 109 vjetorin e Kongresit të Manastirit-Ditën e Alfabetit shkruan Titulli.com.Driton Rexhepi nga drejtorati për arsim pranë administratës komunal gjatë fjalimit të tij theksoi se që kjo të mbetet një traditë e festës të Ditës së Alfabetit dhe të festohet në vitet e ardhshme në vazhdimësi.
Nga nxënësit e shkollës fillore dhe asaj të mesme u prezantua program artistik me poezi të recituara.
Më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir u mbajt Kongresi i Manastirit në të cilin u themelua edhe Alfabeti i gjuhës shqipe me 36 shkronja.
Ky aktivitet u organizuar në kuadër të organizimit “Java e Nëntorit” nga Shtëpia e kulturës në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë./ Titulli.com/