Bujanoc: 20 mijë dinarë dëmshpërblimi nga kafshimi i qenve endacak
Lokale

Bujanoc: 20 mijë dinarë dëmshpërblimi nga kafshimi i qenve endacak

22.Nov.2017 12:02
0
Anëtarët e këshillit komunal kanë votuar për propozim aktvendimin dhe caktimin e mjekut specialist për zgjedhjen e kërkesave të qytetarëve për caktimin e lartësisë së demit nga kafshimi i qenve të braktisur në territorin e komunës së Bujanocit

Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi qentë e braktisur janë problematikë e madhe se për zgjidhjen e kësaj problematike duhet të angazhohet edhe stacioni policor.

Sipas tij as stacioni i Veterinarisë në Bujanoc nuk po merret me këtë problematikë

 “Çdo qytetarë viktimë e kafshimit të qenve do të marrë si dëmshpërblim 20.000 dinarë ku do të përcaktohen një apo më shumë mjek për kontrollimin e pacientit si dhe përshkrimin e vërtetimit”, u vlerësua nga komisioni në mbledhjen e këshilli komunal, shkruan Titulli.com.

Ky komision do të ketë anëtarë Fadil Halitin nga administrate komunale,  Lela Jovanoviq nga shtëpia e shëndetit si dhe Veli Idrizi, anëtarë nga këshilli komunal.

Doktor Burhan Halili, anëtarë i këshillit komunal theksoi se e mira është që së paku të përcaktohen dy apo tre mjek dhe një pediatër tek reparti i fëmijëve që do të merren me këtë vlerësime./Titulli.com/

Sinani: Fitorja e PVD-së e pakontestueshme, koalicioni me PDSH-në vetëm për shqiptarët?
Shënohet "Dita e Alfabetit" në Bujanoc (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration