Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc (foto)
Përfaqësues nga Shoqata "Mjekët e Luginës" për Ditën Botërore të Shëndetësisë kanë organizuar kontrollimin e tensionit të gjakut si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak falas në qendër të Bujanocit.Sipas nënkryetarit të kësaj shoqate, Dr. Adnan Salihut qëllimi i këtij organizimi është vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollimin e tensionit të gjakut si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit të gjakut, shkruan Titulli.com.
“Tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit pasi që ndikimi tyre në shëndetin e qytetarëve është tejet i rëndësishëm andaj është e rëndësishme vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollime më të shpeshta”, theksoi Salihu.
Shoqata për qytetarët ka shpërndarë disa broshura në gjuhën shqipe dhe serbe për informimin e qytetarëve rreth sëmundjes së diabetit rrezikut dhe mjekimin e sëmundjes./Titullin.com/.