Serbët e Preshevë më një listë në zgjedhjet e 24 Dhjetorit në Preshevë
Partitë që tubojnë serbët lokal do të dalin në zgjedhjet e 24 Dhjetorit në Preshevë me një listë të përbashkët "Aleksandër Vuçiq-Për Serbinë e Bashkuar-Ivica Daçiq".Nenad Mitroviq, shef i Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc thotë se në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të gjitha partitë do të futen në një listë, shkruan bujanovakce.
“Grumbullojmë nënshkrimet në mënyrë që të mundë të dorëzojmë listën në komisionin komunal zgjedhorë”, u shpreh Mitroviq.
Ndërsa funksionari i Partisë Socialiste të Serbisë në Vranjë, Braniir Stojançiq ka thirrur serbët në Preshevë që në numër sa më të madh të dalin në zgjedhje, transmeton Titulli.com.
Sipas tij e vetja mënyrë është që të bëhemi bashkë dhe të kalojmë cenzusin 5 % dhe serbët të fitojnë përfaqësuesin e tyre n kuvendin komunal./Titulli.com/