Serbia zvarrit njohjen e diplomave nga Kosova
Lokale

Serbia zvarrit njohjen e diplomave nga Kosova

21.Feb.2014 11:01
0
Janë me qindra kuadro e të rinj të Luginës së Preshevës që me vite të tëra po presin njohjen e diplomave të tyre nga autoritetet e Beogradit.
Autoritetet serbe vite me radhë nuk kishin njohur diplomat e universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, por ishin problematike deri në një kohë edhe diplomat që vinin nga Universiteti i Tetovës, derisa ishte i panjohur edhe nga autoritetet shtetërore në Maqedoni. Por, më problematike ishin diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, transmeton ina. Për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës dhe simboleve të tjera, Serbia injoroi njohjen e tyre duke i shpallur të pavlefshme. Por, me marrëveshjet e fundit në Bruksel në negociatat midis dy vendeve ka nisur procesi i njohjes. Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka deklaruar se 400 diploma janë dërguar për nostrifikim në Beograd. Siç bëhet e ditur, 374 kanë marrë shenjën pozitive, ndërsa prej 284 të tyre janë nostrifikuar dhe vetëm 10 kanë marrë përgjigje negative. Nuk është saktësuar se këto diploma a janë të gjitha nga Kosova. /Titulli.com/
Lehtësira teknike për listat unike zgjedhore në Bujanoc e Preshevë
Serbët e Bujanocit kërkojnë zgjedhje lokale, pastrim të listave zgjedhore, regjistrim...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration