Serbia plotëson kushtet në fushën e arsmit ndaj BE-së, pakica shqiptare pa zgjidhje
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Bojan Stevic, mori pjesë në nënshkrimin e aneksit të Memorandumit për bashkëpunim për tekstet botuese në gjuhën dhe shkrimin e pakicave kombëtare.Me këtë marrëveshje plotësohen kushtetet për përgatitjen dhe shtypjen e librave që mungojnë për vitin shkollor 2017/2018, shkruan Titulli.com
Sipas tij ky memorandum është në harmoni me implementimin e planit aksional për kapitullin 23 dhe planit askional për realizimin e të drejtave të pakicave.
Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes institutit për tekste, ministrisë së arsimit dhe zhvillimit të teknologjisë dhe përfaqësuesëve të 8 këshillave kombëtare.
Shteti i Serbisë përmes këtyre marrëveshjeve po plotëson kushtet ndaj Bashkimit Evropian ndërsa pakica shqiptare pas shumë përpjekjeve akoma nuk ka zgjidhur qështjen e teksteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe ato të mesme./Titulli.com/