Sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Shkëmbimi i territoreve mes Veriut dhe Luginës s'ka çmim
Lidhur me temën e fundit të përfolur për shkëmbim territoresh mes Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës ka reaguar edhe sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti që përfaqëson institucionin më të lartë të pakicës shqiptare në Serbi.Ai është shprehur se për këtë temë duhet biseduar dhe se Kosova nuk duhet kërkuar e para por se duhet një ndërmjetësim me dyer të mbyllura të shpaloset vetëm nëse ka marrëveshje shtet me shtet, ndërrim komuna me komuna, shkruan Titulli.com.
“Pasmi probleme më të mëdha të ujit e punësimit ,vërtet askush nuk mund të ja humbë vlerën këtyre por asnjëherë këto nuk mund të krahasohen e as nuk e zëvendësojnë lirinë e jetën në shtetin tënd dhe se kjo s’ka çmim as me fabrika as me asnjë standard tjetër”, ka theksuar Mehmeti.
Sipas tij arsyetimi i disa pushtetarëve lokal se shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar është orientimi i tyre është vetëm një deklaratë për konsum të brendshëm dhe se nuk humb asgjë Lugina e Preshevës nëse shprehet pro tezave të shkëmbimit.
“Çfarë humbë Lugina me kundërshtua këtë. Humbin vetëm shqipfolësit përndryshe fitore më të madhe e më të mirë për Luginën e Ballkanin nuk ka, zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë dhe si vërtet e vetme pasi gjitha eksperimentet tjera dështuan, fundja edhe Unioni Evropian pranimin shteteve e bën pasi të zgjidhen mosmarrëveshjet kjo është edhe në interesin e tyre”, vlerësoi Enver Mehmeti./Titulli.com/