Salihu: Pse shkolla e mesme nuk ndau post mortum mirënjohje edhe për Jonuz Musliun?
Kryetari i kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, Adnan Salihu duke folur për shënimin e 50 vjetorit të themelimit të shkollës së mesme "Sezai Surroi" adresoi kritika ndaj udhëheqësisë për neglizhencë të figurës politike të Jonuz Musliut.“Në këtë përvjetorë u ndanë edhe mirnjohje që padyshim të gjithë i kanë merituar.Por nuk mundem pa pyetur se pse nuk u nda post mortum mirnjohje edhe për të ndjerin Jonuz Musliu për kontirbutin e të cilit nuk ka nevojë të flitet sepse të gjithë e dinë”, ka shkruar Salihu,
Ai u shpreh gjithashtu se ishte një ngjarje që na ngjalli emocione dhe na bëri të lumtur dhe krenar, raporton Titulli.com.
“Madhështinë e këtij manifestimi e rriti edhe prezenca e shumë mësimëdhënsve që kanë edukuar shumë gjenerata si dhe atyre që kanë kontribuar në themelimin e këtij institucioni të rëndësishëm arsimor”, theksoi mes tjerash Salihu.
Gjatë manifestimit të mbajtur në Bujanoc, drfejtoria e shkollës së mesme e udhëhequr nga Zejni Fejzullahu ka ndarë mirënjohj " target="_blank">ndarë mirënjohje për të gjithë profesorët e gjeneratës së parë të cilët kanë punuar në këtë shkollë gjitashtu u nderuan edhe kryetari i tanishëm i komunës , Shaip Kamberi dhe kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi.
Andan Salihu është duke ushtruar detyrën e udhëheqësit të Lëvzijes së Progresit Demokartik dhe është pjesë partnere e koalicionit qeveriës në komunën e Bujanocit./Titulli.com/