Salihu: Pse shkolla e mesme nuk ndau post mortum mirënjohje edhe për Jonuz Musliun?
Lokale

Salihu: Pse shkolla e mesme nuk ndau post mortum mirënjohje edhe për Jonuz Musliun?

10.May.2018 07:53
0
Kryetari i kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, Adnan Salihu duke folur për shënimin e 50 vjetorit të themelimit të shkollës së mesme "Sezai Surroi" adresoi kritika ndaj udhëheqësisë për neglizhencë të figurës politike të Jonuz Musliut.

“Në këtë përvjetorë u ndanë edhe mirnjohje që padyshim të gjithë i kanë merituar.Por nuk mundem pa pyetur se pse nuk u nda post mortum mirnjohje edhe për të ndjerin Jonuz Musliu për kontirbutin e të cilit nuk ka nevojë të flitet sepse të gjithë e dinë”, ka shkruar Salihu,

Ai u shpreh gjithashtu se ishte një ngjarje që na ngjalli emocione dhe na bëri të lumtur dhe krenar, raporton Titulli.com.

“Madhështinë e këtij manifestimi e rriti edhe prezenca e shumë mësimëdhënsve që kanë edukuar shumë gjenerata si dhe atyre që kanë kontribuar në themelimin e këtij institucioni të rëndësishëm arsimor”, theksoi mes tjerash Salihu.

Gjatë manifestimit të mbajtur në Bujanoc, drfejtoria e shkollës së mesme e udhëhequr nga Zejni Fejzullahu ka ndarë mirënjohj për të gjithë profesorët e gjeneratës së parë të cilët kanë punuar në këtë shkollë gjitashtu u nderuan edhe kryetari i tanishëm i komunës , Shaip Kamberi dhe kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi.

Andan Salihu është duke ushtruar detyrën e udhëheqësit të Lëvzijes së Progresit Demokartik dhe është pjesë partnere e koalicionit qeveriës në komunën e Bujanocit./Titulli.com/

Komunalia me plan për ueb-faqe informuese, mungesë e ujit të pijshëm në Bujanoc (video)
Evropa pa kufij Miratoc-Llojan (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration