Sadriu dhe Aliu me nismë të përbashkët politike në Preshevë
Ilir Sadriu dhe Armen Aliu të largua nga dy partit tjera politike shqiptare kanë publikuar nismën e tyre politike të përbashkët.
Postimi i tyre në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Pas largimit tim nga Partia Demokratike Shqiptare, paralajmërova konsultime të gjera me ju për hapat e radhës në aspektin e politikës.
Me të gjithë ata që më përkrahën në këto procese jo të lehta, u dakorduam që, siç edhe kisha paralajmëruar, të vazhdojmë aktivitetin tonë politik si domosdoshmëri të kohës dhe të vështirësive që po kalon Lugina në përgjithësi e Presheva në veçanti.
Me këtë qëllim, pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët.
Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare.
Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.
Me respekt e konsiderata,