Sa banorë kishte Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në vitin 1981 kohën e ish-Jugosllavisë?
Komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë sipas regjistrimit të vitit 1981 kishte 97856 banorë.Në bazë të hulumtimeve që ka bërë Titulli.com ky ishte regjistrimi i popullsisë të cilin e kishte realizuar Enti Federativ Statistikor në vitin 1981, në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë, dhe që ofronte të dhëna të sakta për numrin e banorëve në Serbi.
Sipas atij regjistrimi në komunën e Bujanocit jetonin 46.689 banorë prej tyre 55% (25.848) ishin shqiptarë, 34% serbë (15.914), ndërsa afër 9% romë (4.130).
Të njëjta statistika thonë se komuna e Preshevës kishte pasur 33.948 banorë ku shumica dërmuese mbi 85% (28.961) ishin shqiptarë, mbi 12% (4.204) serbë dhe rreth 1% (433) romë.
Ndërsa në nga 17.219 banorë sa kishte Medvegja, rreth 65% (11.354) ishin serbë dhe malazezë, rreth 32% (5.509) shqiptarë dhe diku rreth 0.5% (83) ishin romë.
Në vitin 1991 ishte mbajtur regjistrim tjetër në Jugosllavinë e atëhershme por shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë bojkotuan këtë regjistrim bashkë më Kosovën./Titulli.com/