Rumania rrëmben çmimin e parë në Preshevë (foto)
Lokale

Rumania rrëmben çmimin e parë në Preshevë (foto)

24.Nov.2013 23:08
0
Në Shtëpinë e Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë është mbajtur edicioni i 3-të i konkursit ndërkombëtarë të fotografisë artistike "PreFoto". Edicioni i tretë i këtij konkursi ndërkombëtar të fotografisë me karakter garues ka nxjerrë fitues Tudor Vintiloiu nga Rumania, i cili fitoi çmimin e parë me fotografinë “Early Birds” (zogjtë e hershëm). [caption id="attachment_97429" align="aligncenter" width="628"] Fitues i çmimit të parë – Tudor Vintiloiu  ( Rumania ) “Early Birds” (Zogjtë e hershëm)
Fitues i çmimit të parë – Tudor Vintiloiu ( Rumania ) “Early Birds” (Zogjtë e hershëm)[/caption] Në mesin 46 fotografive konkuruese në “PreFoto” çmimin e dytë e rrëmbeu artisti nga  Kosova, Fahredin Spahija, me fotografinë “Xhaxhai im”, raporton Titulli. [caption id="attachment_97430" align="aligncenter" width="627"]Fituesi i çmimit të dytë – Fahredin Spahija (Kosovë) “Xhaxhai im” Fituesi i çmimit të dytë – Fahredin Spahija (Kosovë) “Xhaxhai im”[/caption] “Sytë komunikues” ishte imazhi tjetër që siguroi vendin e tretë, fotografi kjo e Iden Temalit nga Shqipëria. [caption id="attachment_97431" align="aligncenter" width="611"]Fituesi i çmimit të tretë – Iden Temali (Shqipëri) “Sytë komunikues” Fituesi i çmimit të tretë – Iden Temali (Shqipëri) “Sytë komunikues”[/caption] Juria, në mbrëmjen e konkursit ndërkombëtar të zhvilluar të shtunën në Preshevë ndau edhe çmimin special i cili i takoi Arton Humollit nga Kosova, me fotografinë “Shqiponja ime”. [caption id="attachment_97432" align="aligncenter" width="627"]Fituesi i çmimit special - Arton Humolli (Kosovë) “Shqiponja ime” Fituesi i çmimit special - Arton Humolli (Kosovë) “Shqiponja ime”[/caption] Edicioni i tretë i konkursit ndërkombëtar “PreFoto” është mbështetur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, i cili personalisht mori pjesë në këtë organizim. Konkursi ndërkombëtar i fotografisë “PreFoto” për tre vite me radhë që organizohet në Preshevë, ka arrit të mbledhë artistë të shumtë nga rajoni e bota./Titulli.com/
Përurohet rruga e Breznicës, amaneti i Komandant Lleshit me ushtarë çohet në vend (video)
Tërnoci dyshon në vdekjen natyrale të Reshatit, do të kërkohet obduksion ndërkombëtar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration