Rreth 5 mijë qytetarë presin për punësim në Bujanoc
Lokale

Rreth 5 mijë qytetarë presin për punësim në Bujanoc

06.Jan.2013 15:19
0
enti-punesimMungesa e investimeve vendore dhe të huaja nuk po përmirëson gjendjen e punësimit në komunën e Bujanocit Rreth 5000 mijë qytetarë janë në pritje të një vendi të punës, këto janë statistikat të evidentuara në Zyrën e Entit për Punësim në Bujanoc. “Për momentin nga numri i përgjithshëm prej rreth 5 mijë të papunë që janë të regjistruar në Entin për Punësim, 86 janë qytetarë që kanë të kryer fakultetin apo shkallën e shtatë, ndërsa të tjerët me shkollë fillore apo të mesme”, i ka thënë Titullit, Lendit Mustafa, koordinator i Entit për Punësim në komunën e Bujanocit. Koordinatori Mustafa ka nënvizuar se ky Ent rregullisht ka kërkesa për dhënien e pagave punëtorëve  të cilët kanë mbet tepricë teknologjike, të ndonjë kompanie private apo shtetërore. Numri i të papunësuarve në komunë të Bujanocit mund të jetë edhe më i madh marrë parasysh se një numër i qytetarëve nuk është paraqitur në Entin për Punësim, duke mos pas shpresa se do të gjejnë një punë. Në këtë komunë numri i më i madh i të punësuarve është në ndërmarrjet publike, administratën komunale  dhe shkolla, kurse një numër më i vogël në sektorin privat. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka paralajmëruar ardhjen e një investitori Italian që do të hapë një fabrikë për prodhim të pjesëve të këpucëve. Mirëpo nga ana tjetër sipas  Nexhat Behlulit, koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pran Zyrës për zhvillim ekonomik, situata e tensionuar me deklaratat e kryeministrit të Serbisë dhe politikanëve të Luginës, po vë në dyshim hapjen e këtyre vendeve të punës. “Një investitor Italian i cili ishte shumë afër fillimit të konkretizimit të punëve në terren kohëve të fundit ka filluar të hamendet dhe i ka ngadalësuar aktivitetet dhe veprimet e veta”, është shprehur Behluli./Titulli.com/ _______________________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Përmirësohet qarkullimi te Dheu i Bardhë dhe Merdare
PDK: Kushtëzimet Reciproke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration