Rexhepi nga KKSH: Serbia refuzoi vizitën e Sveçlës veç pse është ministër shqiptar
Lokale

Rexhepi nga KKSH: Serbia refuzoi vizitën e Sveçlës veç pse është ministër shqiptar

04.Jan.2024 18:23
0

Enkel Rexhepi, nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, ka deklaruar se ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu refuzua vizita nga autoritetet serbe “me pretekstin se është ministër shqiptar”. 

Ai ka thënë të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se Qeverisë së Serbisë i pengon pjesa që Kosova dhe Shqipëria interesohen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke shtuar se kjo është frika e vetme e Serbisë. 

“S’ka asnjë arsye bazë që bën këtë vizitë të ndalohet, por thjeshtë vetëm me pretekstin e vetëm që është ministër i një vendi shqiptar e ajo është frika më e madhe. Qeverisë së Serbisë i pengon pjesa ku Kosova apo Shqipëria interesohen për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo pjesë është problematika kryesore në të cilën është refuzuar kjo vizitë”, ka deklaruar Rexhepi. 

Sipas nënkryetarit të KKSH-së, kjo nuk është vizita e parë që u refuzua nga autoritetet serbe, e refuzimet siç ka thënë ai, kanë ndodhur edhe vite më parë te disa ministra të Qeverisë së Kosovës. 

“Pritjet për këtë vizitë kanë qenë 50-50, dëshira e madhe ka qenë që ministri Sveçla të jetë këtu...Ka qenë edhe shkaku që rezulton me çështjet që kanë ndodhur në veriun e vendit, kjo është moskapërdirje e shtetit serb që s’e lejon një ministër që i luftoi mercenarët e Serbisë. Ministri është halë në sy në Qeverinë e Serbisë, e kjo është tema kyç që e rëndon edhe më tepër”, është shprehur Rexhepi.

 

Ai ka theksuar se ftesa për ministrat shqiptarë që të vizitojnë Luginën e Preshevës do të ketë sërish. Duke folur për Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, nënkryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shtuar se “s’ka stabilitet në rajon pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës”.

Sveçla sqaron pse autoritetet e Serbisë ia refuzuan vizitën në Luginë
Nuraj: Është e lehtë me qenë shqiptar në Kosovë, por jo edhe në Sanxhak?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration