Revista "Nacional" riaktivizohet, Hevzi Ramadani kryredaktori i këtij mediumi të shtypur
Lokale

Revista "Nacional" riaktivizohet, Hevzi Ramadani kryredaktori i këtij mediumi të shtypur

19.Jan.2017 23:15
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Bujanoc, u zhvillua një takim pune në mes të kryetarit të këtij institucioni, Junuz Musliu, bashkëpunëtorëve të tij dhe disa prej gazetarëve në Luginb të Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi ishte gjendja e vështirë e informimit shqip dhe përpjekjet e Këshillit Kombëtar, për ta tejkaluar këtë problem.

Sipas njoftimit të KKSH-së, Junuz Musliu i njoftoi gazetarët për hapat konkret që do të ndërmerr institucioni  për riaktivizimin e Revistës “Nacional”, e cila pas dy vjet pauze, sërish do të gjendet në duart e lexuesve.

Kjo revistë dikur kishte karakter javor, kurse tashti ajo fillimisht do të filloj si e përmuajshme dhe me sigurimin e fondeve edhe si e përdyjavshme. 

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u potencua se rajoni i Luginës së Preshevës, është i vetmi në hapësirat etnike, në të cilin nuk funksionon asnjë medium i shkruar përveç “Nacional” - it. 

“Nacional” - in do ta drejtoj Hevzi Ramadani, kryeredaktor, i cili njëherit është kryetar i Komisionit për Informim në kudër të KKSH-së, me një redaksi të përbërë nga një grup gazetarësh", thuhet në njfotimin e KKSH-së.

Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së qëndruan edhe në Bujanoc
Akademiku: "Veriu për Luginën e Preshevës, Shqipëria dhe Kosova një"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration