Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së qëndruan edhe në Bujanoc
Përfaqësuesit politik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeremy Long dhe Ksenija Lazovic, qëndruan për vizitë në komunën e Bujanocit.Vlerësimi i situatës politike në Bujanoc dhe Luginë të Preshevës, njoftimi me inovacionet e aprovuara këtë vit me buxhetin e ri dhe përkrahja e drejtpërdrejt e zhvillimit ekonomik, ishin disa prej çështjeve të cilat u diskutuan gjatë takimit.
Ngecja e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe mosnjohja e diplomave u paraqitën si shqetësime konkrete me të cilat u njoftuan përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së.
Gjatë takimit të përbashkët u potencua edhe domosdoshmëria e prezencës dhe fokusit më të madh të ndërkombëtarëve në Bujanoc dhe në Luginë të Preshevës./Titulli.com/