Regjisori nga Presheva: Arifit dhe Memetit, do ta shndërroni popullin në lypsarë, parazit dhe kriminel !?
Lokale

Regjisori nga Presheva: Arifit dhe Memetit, do ta shndërroni popullin në lypsarë, parazit dhe kriminel !?

13.Sep.2016 15:06
0
Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi ka kritikuar dy udhëheqësit kryesorë të komunës së Preshevës, kryetarin Shqiprim Arifi dhe Xhelela Memeti, zëvendëskryetar i komunës së Bujanocit.

Saqipi përmes postimit në profilin e tij në facebook ka porositur miqësisht Arifin dhe Memetin që në pozicionet e tyre në komunë mos të merren me humanitet, shkruan Titulli.com.

“Kryetari dhe zv/kryetari i Preshevës duhet të ndalojnë me dhënien e ndihmave humanitare, ata duhet të krijojnë mundësi tjera ekonomike për ta ngritur mirëqenien e qytetarëve, organizatat joqeveritare mirren me humanistet. Unë e di që ju të dytë merreni me humanitet por shumë miqësisht po ju them jo në komunë, do ta shndërroni popullin në lypsarë, parazit dhe kriminel”, ka shkruar Kastriot Saqipi.

Kastriot Saqipi , regjisori nga Presheva që jeton dhe vepron në Prishtinë dhe ka realizuar mbi 30 shfaqje teatrale, filma të shkurtër artistik , dokumentare dhe ka shkruar skenarin e filmit të gjatë artistik “Kush më thotë nina no”.

Në Preshevë, Kastriot Saqipi realizoi si regjisor dy filma artistik të shkurtër me të cilat filma morri pjesë në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare./Titulli.com/

Fondacioni i afërt me Angela Merkel nga Gjermania takon udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Asnjë i interesuar për blerjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration