Asnjë i interesuar për blerjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc
Procedura e shitjes së Industrisë së Duhanit në Bujanoc është shpallur e pasuksesshme për shkak se nuk është lajmëruar asnjë blerës, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë së Serbisë.Shitja e kësaj industrie është shpallur më 9 Gusht të këtij me çmimin fillestar pre 2.06 milion euro dhe është ofertuar 57.9 e kapitalit të përgjithshëm të kësaj ndërmarrje.
Industria e Duhanit në Bujanoc ka rreth 100 të punësuar dhe deri më tani është ofertuar në shitje pa sukses./Titulli.com/