Realizohet biseda-online mes kryetarit të komunës së Bujanocit dhe qytetarëve (VIDEO)
Lokale

Realizohet biseda-online mes kryetarit të komunës së Bujanocit dhe qytetarëve (VIDEO)

03.Nov.2017 13:14
0
Portali Informativ Titulli.com ka realizuar një bisedë-online përmes faqes në facebook me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me të cilin janë trajtuar tema të ndryshme me interes për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Kjo ishte një praktikë ere e komunikimit mes kryetarit të komunës dhe qytetarëve të cilët kanë pasur mundësinë të pyesin për tema të ndryshme.

Kamberi duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me problematikën e qenve endacak në qytetin  Bujanocit tha se dy here gjatë vitit komuna e Bujanocit ka ndarë 1.200.000 dinarë dhe ka shpallur prokurim publik por askush nga entet e specializuara nuk është paraqitur dhe sipas ligjit nëse një prokurim publik brenda vitit dështon dy herë atëherë nuk mundë të shpallet tender tjetër.

Ai tha se në muajin Janar do të shpallet tenderi e ri duke shpresuar që të gjendet një partner për ta trajtuar këtë çështje.

I pyetur nga qytetarët përmes pyetjes dërguar redaksisë së Titulli.com për rrugën Zarbic-Muhocë Kamberi tha se punimet do të përfundojnë deri në vitin 2018 ashtu edhe siç është kontaktuar kurse për vlerën e kësaj rruge tha do të jetë më lirë se sa është kontraktuar pasi që ka qenë rrugë regjionale e është kthye në rrugë lokale.

Ndërsa në pyetjen rreth hedhjes dhe problematikës së mbeturinave në fshatin Tërnoc, Shaip Kamberi theksoi se është munduar disa herë ta pastrohet dhe ta rrethohet në disa pjesë por kjo përgjegjësi i takon edhe vet qytetarëve të cilët ndotin ambientin me rastin e hedhjes së mbeturinave.

Kjo formë e bisedës është pjesë e programit “Transparenca lokale në Bujanoc dhe Preshevë” e cila mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. 

 

Mësimi i gjuhës angleze në "Këndin Amerikan", në interes për nxënësit
Junuz Musliut, i ofrohen trajtime mjekësore në Turqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration