Reagon shoqëria civile: Konkursi i informimit të rishikiohet ose të dërgohet në instanca më të larta
Lokale

Reagon shoqëria civile: Konkursi i informimit të rishikiohet ose të dërgohet në instanca më të larta

06.Jul.2017 09:25
0
Lidhur me reagimet e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc për akuzave ndaj mediumit të pavarur shqip Titulli.com është shprehur edhe shoqëria civile.

Fismir Jahiu bashkëpuntorë në projekt të klubit të hapur thotë se situata vetem se pak ka eskalu pas rezultateve të konkursit në fushën e informimit dhe se gjuha e përdorur është e nivelit ultë.

“Fajtori kryesor në këtë rast nuk është as Komuna as palët që po ankohen por i komisionit. E para proces-verbali është skandaloz, nuk guxon te thuhet asnjeher se pala ka plotësuar kushtet po në mungesë të fondeve nuk është financu, arsyetimi është banal. E dyta, lista e rangimit në bazë të kritereve të vlerësimit duhet të publikohet (udhëzimet ishin shumë të qarta në konkurs) nëse vlerësimi nuk është bërë paushall. E treta po kontestohet Spektri, por me gjasë nëse do te shkohej në bazë të kritereve (përvoja, resurset etj), ky televizion do të rangohej i pari ose i dyti varësisht nga projekti”, thuhet në opinionin e tij lidhur me këtë çështje.

Ai theksoi se në rishikim i konkursit dhe reflektim i palëve në këtë rast është i domosdoshëm, lëshime ka po ato mund të korrigjohen në të kunderten ky rast shkon në instanca ma të larta, raporte të ndryshme dhe e dëmton më së shumti komunën, koha me reagu është tani, ka theksuar Jahiu./Titulli.com/

"Mashtrimet amatoreskte" të qeverisjes Kamberi dhe presioni ndaj medias së pavarur shqipe
A po financon komuna e Bujanocit një televizion me (pa) licencë të transmetimit (dokument)?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration