Reagim: Në emër të informimit shqip përfitojnë mediat në gjuhën serbe
Lokale

Reagim: Në emër të informimit shqip përfitojnë mediat në gjuhën serbe

05.Jun.2017 12:03
0
Kryetari i komisionit për informim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, Hevzi Ramadani ka reaguar ndaj vendimin të fundit të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit për ndarjen e mjeteve për informimin shqip në Luginë të Preshevës.

Ky është reagimi i plotë: 

Ministria e kulturës dhe informimit ka publikuar vendimin mbi ndarjen e mjeteve në bazë të konkursit për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik në gjuhën e pakicave nacionale për vitin 2017.

Sipas këtij vendimi në emër të projekteve në gjuhën shqipe janë ndarë 3.750.000 dinarë, kurse prej tyre mbi 50% janë shpërndarë për mediat serbe. 

Agjencia për prodhimin e pjesëve kinematografike, prodhimeve audovizuale dhe programit televiziv “Jovana Poliq” nga Beogradi ka përfituar mjeteve me vlerë 750.000 dinarë në emër të informimit në gjuhën shqipe. Gazeta Vranje është përfituesi tjetër me vlerë prej 700.000 dinarëve që ka ndarë kjo ministri në emër të informimit në gjuhën shqipe por për mediat që informojnë në gjuhën serbe. 

Mediat që me të vërtetë informojnë qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës në gjuhën shqipe janë anashkaluar për të mos thënë janë eliminuar të gjitha. 

Ndërmarrja Informative Publike “Presheva” ka përfituar vetëm 400.000 dinarë, pastaj Vizionet Atraktive (Titulli.com) nga Bujanoca gjithashtu 400.000 dinarë, shumën e njëjtë nga 400.000 dinarë kanë përfituar edhe Qendra për edukim dhe demokraci “Lugina” nga Bujanoci dhe Radio Medvegja. 

Për mua si udhëheqës i komisionit për informim pranë Këshillit Kombëtarë Shqiptarë është për keqardhje dhe i papranueshëm ky vendim i ministrisë për informim sepse si çdo herë në emër të shqiptarëve po përfitojnë serbët. Si është e mundur që një medium nga Beogradi të informoj qytetarët e Luginës së Preshevës kur shqiptarët nuk e kanë as idenë më të vogël se kush është kjo agjenci me projektin provokativ gjysmë në gjuhën serbe e gjysmë në gjuhën shqipe “Mirëmëngjesi komshija” të përfitoj projektin me më së shumti vlerë për t’i informuar qytetarët në gjuhën shqipe.

Edhe përfituesi tjetër gazeta e Vranjske deri më sot asnjëherë nuk ka informuar qytetarët në gjuhën shqipe. Edhe Rtv Bujanoci medium i cili së fundi është blerë nga drejtori i Rtv Vranje ka përfituar projektin në vlerë prej 700.000 dinarë. 

Nga vendimi i ministrisë për informim vërehet se të gjitha mediat që kanë përfituar nga ky konkurs të cilat udhëhiqen nga kuadrot shqiptarë dhe transmetojnë lajme dhe informojnë qytetarët në gjuhën shqipe kanë përfituar vetëm 1.200.000 dinarë, mjete të cilat as për së afërmi nuk i mbulojnë kërkesat që kanë pasur këto media në projekte , kurse 1.450.000 dinarë ndahen vetëm për dy mediume njëri nga Vranja e tjetri nga Beogradi në emër të informimit shqip, kurse 1.100.000 dinarë kanë përfituar projektet, programet e të cilave emetohen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Pra, me këtë vendim të ministrisë për informim informimi shqip ndihmohet me mjete shumë të vogla, por edhe ato mjete edhe pse janë të vogla ato përsëri shkojnë për mediat serbe. 

Konkursi i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit

Hevzi Ramadani, kryetar i komisionit për informim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc

"Me Vetëvendosjen drejt bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit"
Vraniqi: Presheva me Vetëvendosjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration