Reagim: Kush paralajmëron "skenare të ngjashme" me Kumanovën edhe në Luginë
Lokale

Reagim: Kush paralajmëron "skenare të ngjashme" me Kumanovën edhe në Luginë

11.May.2015 10:14
0

Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratve të kryeministrit Aleksandër Vuçiq që shqiptarët e Luginës së Preshevës të mbështeten në shtetin e Serbisë.

“Nuk ka asnjë dyshim se Serbia po mundohet të shfrytëzojë çdo shkas për të demonstruar forcën ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ngjarjet në Kumanovë dhe më gjerë në Maqedoni po paraqiten shkas i përshtatshëm për të”, ka thënë në deklaratën e tij Kamberi, transmeton Titulli.com

Vuçiq gjatë deklaratës së tij lidhur me situatën e krijuar në Kumanovë ka porositur shqiptarët e Luginës që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre dhe se i trajton sikurse qytetarët gjithë të tjerët.

Kamberi në reagimin e tij  thotë se Serbia, përmes kryeministrit po na dërgon kërcënime "miqësore" dhe se analistë të ndryshëm, nëpër mediat paralajmërojnë "skenare të ngjashme" me Kumanovën edhe në Luginë të Preshevës", shkruan Titulli.com.

Sipas tij  tituj bombastik rreth "Shqipërisë Natyrale" nëpër çdo medium beogradas, forca plotësuese policore tashmë veç janë në rajon dhe se këto skenare tashmë të njohura, nën akuza tashmë të njohura, që në të kaluarën i paraprinin aksioneve spektakolare policore në Luginë të Preshevë shtoi deputeti Shaip Kamberi.

Vlen të theksohet se Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dushan Janjiq gjatë një prononcimi për ngjarjet e  fundit në Kumanovë ka thënë se ekziston rrezik real që në Veri të Kosovës  të ngrihen barrikadat dhe ajo do të ketë efekt në radikalizmin e shqiptarëve veç të radikalizuar në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

 

Njësia speciale e Kosovës dërgohet në zonën kufitare me Luginën e Preshevës
KKSH e shqetësuar, dënon dhunën ndaj civilëve shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration