Reagim i KKSH-së
Lokale

Reagim i KKSH-së

28.Nov.2013 13:09
0
Reagim i KKSH-së ndaj shkrimit “Galip Beqiri kërcënon gazetarin” të datës 28.11.2013 dhe “Kësaj here e lidhi me tel, nuk e gozhdoi” të datës 27.11.2013 të publikuar nga web portali www.titulli.com Këshilli Kombëtar Shqiptarë reagon ndaj dy shkrimeve të lartpërmendur me tendenca politike, fushatë  të cilën e kanë personalizuar në mënyrën më joprofesionale dhe jo etike të mundshme. Ndjejmë të nevojshme të theksojmë, për hir të informimit të saktë të publikut të gjerë, se kjo fushatë kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të këtij institucioni kryekëput është e motivuar politikisht. Duke marrë shkas nga ky rast, web portali www.titulli.com ka nisur një seri sulmesh të papranueshëm kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe informimit objektivë. Ky portal është bërë zëdhënëse e interesave të ngushta personale dhe politike të komunës së Bujanocit (që së fundi i ka bërë transferim parash për një gjë të tillë) dhe ka vendosur të sakrifikojë çdo parim etik e profesional të gazetarisë, madje dhe çdo parim etik njerëzor duke sulmuar në mënyrë të ulët dinjitetin personal dhe profesional të kryetarit Këshillit Kombëtar Shqiptar. Është për të ardhur keq që një medium lejon interesat e ngushta personale të keq informojnë dhe të manipulojnë opinionin publik në dëm të së vërtetës, duke shkelur kështu një nga parimet bazë të punës së gazetarisë, e madje lejon të shndërrohet në armë hakmarrjeje. Në shkrimet e publikuar janë nënvizuar të pavërteta dhe shpifje.  Pavarësisht rolit të saj në funksion të mirinformimit, mediat nuk duhet abuzuar me lirinë e të shprehurit. Ashtu siç është definuar me ligj Këshilli Kombëtar Shqiptar veprimtarin e vetë e ka transparente dhe informon opinionin publik për ngjarjet dhe eventet në kuadër këtij institucioni për cilën gjë edhe ka ftuar të gjitha mediat në manifestimin e datës 27.11.2013. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka të siguruara me ligj kompetenca në arsim, kulturë, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip sikur edhe në informim. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka inkurajuar dhe ndihmuar në vazhdimësi informimin objektivë dhe të pavarur në funksion të së vërtetës dhe mirinformimit të publikut. Në këtë kuadër ka inkurajuar edhe web portalin e lartpërmendur në kuadër të aplikacioneve në Ministrinë e Kulturës.     Bujanoc 28.11.2013                                                      Shërbimi për informim i KKSH-së
Lugina proteston dhe feston në ditën e Flamurit Kombëtar (foto & video)
Urimet me rastin e 28 nëntorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration