RD dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Rilindja Demokratike nga Presheva gjykon rastet e fundit të dhunës në Shkup, ndaj qytetarëve shqiptar që jetojnë në shtetin fqinj. Ky subjekt politik shqiptar ndjehet i shqetësuar me dhunën e ushtruar ndaj civilëve të paarmatosur siç janë fëmijët, gratë e pleqtë. Rilindja Demokratike kërkon zbardhen e aktorëve dhe daljen e tyre para drejtësisë, ndërsa nga Qeveria maqedonase lirimin e të arrestuarve të pafajshëm shqiptar./Titulli.com/************************************************************************************************************************************************
Rilindja Demokratike
Këshilli i Përgjithshëm
PRESHEVË
I. Nr-zyr.
KOMUNIKATË
Duke e përcjellur e vështruar me shqetësim të thellë gjithëshqiptar gjendjen e tensionuar të vëllezërve tanë në ish Republikën Jugosllavë të Maqedonisë (FYROM) e cila tërë afshin e fashizmit të vetë të patejkaluar antishqiptar e shfryn në gra, fëmijë, pleq e civil të paarmatosur, jemi thellësisht të shqetësuar për këtë që po ndodhë dhe shprehim indinjatën e thellë solidare. Rilindja Demokratik duke ju bashkangjitur politikës së dënimit të kësaj dhune nga subjekti politik mbarëshqiptar, dhunë e ushtruar nga qarqe të mirëorganizuara sllavomaqedonase me qëllim të vetëm frikësimin e dobësimin e popullit shqiptar andej tokave tona, deklaron e kërkon: - ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të jetë më e përmbajtur dhe jo e njëanshmë në raportet ndëretnike në favor të sllavomaqedonasve, - që IRJM (FYROM) ti liron të gjithë ata shqiptar të arrrestuar që janë të pafajshmë dhe civil e qytetarë të rëndomtë, sepse me këtë politikë të dhunës që në e konsiderojm shtetërore do ta con vendin drejt një krize etnike-politike me përmasa të paparashikueshme për askënd, - kjo gjendje tregon se ende nuk është tejkaluar albanofobia, urrejta për “tjetrin” dhe paragjykimet racore kundër një kombi të tërë, - të marë masa penale dhe ti procedon penalisht të gjithë akterët e sulmeve kundër qytetarëve shqiptarë, shtetatas të saj dhe atyre ti jep dënimin e merituar, - që faktori politik shqiptarë, shoqëria civile, dhe i gjithë populli të jenë më të organizuar dhe me gjakëftohtësi ti përballojn e tejkalojn këto ngjarje joemancipuese maqedonase duke treguar një pjekuri qytetare shqiptare. Uniteti gjithëshqiptar kurdo herë ka qenë zgjidhja jonë, andaj sot është shume e nevojshme dhe imediate, me theks të vecantë duke aluduar në partnerin shqiptar të qeverisjes e cila ka përgjegjësi të mëdha dhe e cila duhetë të bëjë gjithë atë që është e mundur dhe e pamundur, - që bashkësia ndërkombëtare e akredituar në Shkup, të shton ndikimin e vetë mbi Qeverin e Gruevskit për paqëtimin e kësaj situate dhe moseskalimin në dhunë me përmasa edhe më të mëdha. Ne e dim se personeli diplomatik i bashksisë ndërkombëtar ka fuqin e tillë që ta frenon këtë qeveri aktuale e cila e ka humbur busullën që moti kohë, andaj edhe ajo ka një përgjegjësi për eliminimin e kësaj dhunë, në të mirë të proceseve europiane e ndërkombëtare. Në Preshevë Kryetari i Kuvendit të Komunës së Me datë: 03.03.2013 Preshevës dhe Rilindjes Demokratike, dr. Ramiza Latifi.