Rashiti reagon ndaj "Unioni i Bizneseve PMB Vizioni": Kinse Oda Ekonomike e Serbisë nuk paska bërë asgjë?
Lokale

Rashiti reagon ndaj "Unioni i Bizneseve PMB Vizioni": Kinse Oda Ekonomike e Serbisë nuk paska bërë asgjë?

29.Oct.2024 20:48
0

Lulzim Rashiti, perfaqesues i Odës Ekonomike të Serbisë për Luginë ka reguar ndaj disa deklaratave se kinse Oda Ekonomike e Serbisë nuk paska bërë asgjë për bizneset e Luginës.

REAGIM: 

 
Është për keqardhje kur disa individë të vetëshpallur avokatë të bizneseve, derdhin lot krokodili në emër të bizneseve të Luginës, siç është rasti me Unionin e Bizneseve PMB Vizioni, kinse Oda Ekonomike e Serbisë nuk paska bërë asgjë për bizneset e Luginës.
- E para, që duhet ta dimë të gjithë ne, ky individ pa asnjë konsistencë në qëndrime, biznesmen i dështuar në Preshevë, pa asnjë adresë biznesi, ku po e merr të drejtën morale e profesionale të flet në emër të bizneseve të Luginës, shto edhe dështimin politik, si donzhuan partiak (PVD, PD, PDSH, etj.), me çfarë të drejte flet për një institucion që merret me komplet problematikën ekonomike të gjithë komunitetit biznesit në Serbi?!
- E dyta, në organizatën e tij personale “Unioni, Vizioni PMB”, i vetëshpalluri kryetar, kush e formoi këtë organizatë, kush është bordi i kësaj organizate (kusherirët, dajallarët apo dikush tjetër), kush e emëroi atë kryetar të kësaj organizate, në të cilën thirret ai?!
Apo ndoshta ka nuhatur mjetet e Kosovës për Luginën, dhe se do mundohet ndonjë profit tjetër të radhës në subvencione?!
Është mirë të sqarojmë këto gjëra për popullatën e Luginës:
PIT:
Oda Ekonomike ka adresë, dhe atë në Bujanoc, e cila nën ombrellën e vet ka organogramin dhe mbi 500 veta si staf, e të cilët merren me të gjitha hallet e biznesit, për dijeni po i përmendim vetëm disa:
1. Të gjitha dokumentet që shoqërojnë mallrat gjatë eksportit ose importit.
2. Datashman - është një marrëveshje sipas së cilës kompanitë nga territori i Serbisë mund të punësojnë punëtorët e tyre në ndërtim, montim, izolim dhe punë të ngjashme në kantieret e ndërtimit në RF të Gjermanisë.
3. Përfaqësimi i interesave dhe pozitave të anëtarëve përmes pjesëmarrjes në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera të rëndësishme për komunitetin e biznesit.
4. Përfaqësimi i interesave të anëtarëve të odës para organeve dhe institucioneve qeveritare.
5. Lidhja e kompanive të biznesit në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
6. Lëshimi i dokumenteve të biznesit dhe sigurimi i informacionit me cilësi të lartë.
7. Mbështetja e procesit të dixhitalizimit dhe edukimit të ekonomisë.
8. Promovimi i ekonomisë brenda dhe jashtë vendit.
9. Shpërndarja e informacionit të biznesit tek anëtarët tanë.
10. Shërbime konsulence.
11. Nxitja e praktikave të mira të biznesit dhe etikës së biznesit.
12. Puna e Gjykatave dhe Arbitrazhit të organizuar nga CCIS.
Është mirë që reagimet nga kryetari i vetëshpallur, para se të luajë rolin e kazanovës së dështuar me transfere tẽ njëpasnjëshme nëpër parti, të vjen në Luginë, e jo të shesë përralla prej Bazelit të Zvicrës. Eja ballafaqohu me fakte dhe me kontributin e pashoq për bizneset nẽ Luginë, nga ne me ekipin e mrekullueshëm. Të lehta janë postimet me një sustë, e sa sfiduese janë investimet e mbrojtja e bizneseve qẽ e bëjmë ne. Të lehta postimet, por jo edhe investimet.
 
Konkurs për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2025, për Luginën parashihen 4 milion euro?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration