Rashiti: Preshevës i duhet qeverisje gjithëpërfshirëse, pazaret e këshilltarëve të dëmshme
Lokale

Rashiti: Preshevës i duhet qeverisje gjithëpërfshirëse, pazaret e këshilltarëve të dëmshme

24.Aug.2017 16:05
0
Dështimi i seancës së 5-të i kuvendit komunal të Preshevës kalon edhe afatin tremujorë të mbajtjes së seancës që sipas ligjit për vetqeverisje lokale të Serbisë pamundëson funksionimin e qeverisjes dhe mundëson procesin e zgjedhjeve të parakohshme.

Gani Rashiti, drejtor  i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë mendon se deri në këtë gjendje erdhi komuna si pasojë e papërgjegjësisë të disa individëve të caktuar duke shfrytëzuar mandatin e këshilltarit për përfitimie personale.

“Kjo nuk është një praktikë e re për vendin tonë që një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2004. Në zgjedhjet e parakohshme nëse mbahen  do jenë njëtest për partitë politike se me çfar figura do te garojnë”, u shpreh Rashiti për Titulli.com.

Ai theksoi gjithashtu se do të ketë pjesërisht rifreskim të klasës politike por se bartësit do të jenë të njëjtat figura politike.

“Nuk do të ketë parti fituese absolute të zgjedhjeve dhe prap përbërja e shumicës do të varet nga pazaret dhe interesat e njerëzve të caktuar”, deklaroi Rashiti.

Duke folur për mundësitë e daljes nga kjo krizë, Gani Rashiti deklaroi se komunës së Preshevës u duhet një qeverisje më e gjërë gjithëpërfshirëse e cila nuk do të jetë e varur nga një apo dy këshilltarë./Titulli.com.

Salihu: Është plotësuar parakushti për zgjedhjet e parakohshme (video)
Arifi: Me organet e përkohshme kryetari i Preshevës i takon APN-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration