Raportuesit e Komitetit për Monitorim takim në Trupin Koordinues
Raportuesit e Komitetit për Monitorim të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Europës janë takuar me përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe janë njohur me situatën në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Në fillim të takimit kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka njoftuar raportuesit që situata e sigurisë në këto tri komuna është stabile dhe ka sqaruar rolin e koordinimit në mes Qeverisë dhe ministrive kompetente dhe organeve shtetërore dhe komunave.
Stankoviq raportuesve i ka prezentuar punën të cilën e ka bërë Trupi Koordinues deri më tani në këto tri komuna, duke theksuar në mes tjerash Planin e Qeverisë së Republikës së Serbisë prej 7 pikave, sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, hapjen e Paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, zhvillimin ekonomik, privatizimin e mediave, integrimin e shqiptarëve. Kryetari i Trupit Koordinues theksoi se edhepse kohë pas kohe ka disa deklarata të papërgjegjshme të disa liderëve shqiptar, përfaqësuesit e TK nuk do të reaogojnë ndaj këtyre deklaratave, duke sqaruar se secili ka të drejtë në mendimin e vet, por nuk ka të drejtë të thyej ligjin.
Raportuesi Samad Seido nga Azerbejxhani dhe Marija Guzenina nga Finlanda kanë qenë të interesuar posaçërisht për çështjen e teksteve shkollore.
Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, ka thënë se sipas ligjeve të Republikës së Serbisë pakicat kombëtare kanë të drejtë në arsimimin parashkollor, themelor dhe të mesëm në gjuhën e tyre, si dhe se shkollimi i lartë në bazë të ligjit nuk është i caktuar që t`i sigurohet. Megjithatë në vitin 2011, është hapur paraleleja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc. Nenadiq ka thënë se egzistojnë tri mënyra që të sigurohen tekstet shkollore, atë që të përkthehen tekstet shkollore egzistuese në gjuhën shqipe, duke i sjellur nga vendi amë, si dhe që t`i shkruajnë vet përfaqësuesit e bashkësive nacionale.
„Nga formimi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Trupi Koordinues ka punuar në zgjidhjen e çështjes së teksteve shkollore me një rol udhëheqës të Ministrisë së Arsimit deri në vitin 2015. Deri në këtë vit janë siguruar 79 tekste shkollore për shkollën fillore dhe 3 për atë parashkollor, çka do të thotë se gjithsej janë 82 tekste shkollore“, ka theksuar Nenadiq.
Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues ka theksuar se prej vitit 2015 deri më tani nuk kemi asnjë tekst shkollor, sepse iniciativën duhet të vije nga KNSH-ja. Republika e Serbisë, Ministria e Arsimit dhe Trupi Koordinues nuk mund t`i imponojnë tekstet shkollore. Përfaqësuesit e KNSH-ës nuk kanë propozuar asnjë tekst të ri shkollor në mënyrën se siç ka qenë në periudhën e kaluar.
Raportuesit janë faleminderuar për njohjen e hollësishme të gjendjes në këto tri komuna dhe kanë theksuar nevojën që pas vizitës së komunave në jugun e Serbisë përshtypjet e tyre t`ia përcjellin Trupit Koordinues.
BURIMI: Trupi Koordinues