Ramize Halimi, nxënësja e Medreses në Preshevë promovoi librin "Një pikë shpresë"
Nxënësja e Medresesë së Luginës së Preshevës, Ramize Halimi ka promovuar librin e dytë "NJË PIKË SHPRESË" i ndarë në dy pjesë tregime për fëmij dhe poezi për të rritur.Ky manifestim kulturor u zhvillua me fjalime dhe poezi të recituara nga nxënëset e kësaj shkolle nga libri i saj dhe mysafirë e familjar të saj.
Drejtori i Medresesë së Luginës së Preshevës, Memet Sahiti përshendeti të pranishmit dhe uroi poeten e re për daljen në drit të këtij libri me redaktor letrar dhe gjuhësor i këtij libri Eroll Sejdiu ndërsa recensent Artan Halimi.
Ramize Halimi lindi në Rahovicë të komunës së Preshevës, ajo botoi librin e parë " E Bukur është jeta" ndërsa vijon mësimet në vitin e parë në shkollën e mesme, medresesë në Preshevë./Titulli.com/