Fakuleti Ekonomik në Bujanoc vazhdon funksionimin normal
Trupi koordinues i qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka njoftuar se nuk është i vërtet lajmi se fakultetit ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc do të mbyllet për hkak të mungesës së mjeteve financiare.“Trupi koordinues nga themelimi ka përkrahur këtë njësi të shkollimit të lartë. Mjetete financiare janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë dhe se në asnjë mënyrë nuk është rrezikuar funksionimi i këtij fakulteti”, ka thënë Zoran Stankoviq kryetar i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Sipas tij mësimi në fakultetin ekonomik në Bujanoc funksionon në dy gjuhë, në gjuhën serbe me ligjërues nga Subotica dhe në gjuhen shqipe me ligjërues nga Universiteti i Tetovës, shkruan Titulli.com
Stankoviq është shprehur se lajmet e rreme janë plasuar për të mbjellë pasiguri për qëllime politike ditore./Tituli.com/