Ramadani shpall zgjedhjet për këshilla të Bashkësive Lokale të komunës së Bujanocit
Lokale

Ramadani shpall zgjedhjet për këshilla të Bashkësive Lokale të komunës së Bujanocit

18.Oct.2022 19:41
0
Kryetari i Kuvendit Komunal  solli Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave të Bashkësive Lokale, të cilat janë paraparë që të mbahen me 4 dhjetor 2022.
 
Zgjedhjet do të mbahen në të gjitha bashkësitë lokale në të njejtën ditë pra me 4 dhjetor 2022, ndërkaq qytetarët do të kenë mundësi të votojnë prej orës 07:00 deri ora 20:00.
 
Zgjedhjet për anëtarët e Këshillave të Bashkësive Lokale do të zhvillohen nga Komisioni Zgjedhor, i emëruar nga Kuvendi Komunal, ndërkaq ankesat në lidhje me procedurën apo mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do t'i shqyrtojë Komisioni zgjedhor i shkallës së dytë.
 
Për kryetar të Komisionit zgjedhor është zgjedhur Fejzi Beqiri, ndërsa për sekretar të Komisionit është zgjedhur Fadil Aliti.
 
Për kryetar të Komisionit zgjedhor të shkallës së dytë është zgjedhur Refik Shemsedini, ndërsa sekretar i komisionit Agim Rashiti.
 
Afati për ndërmarrjen e veprimeve zgjedhore fillon të rrjedhë prej datës 20 tetor 2022.
 
Udhëzimet për mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve i miraton Komisioni Zgjedhor, i cili poashtu do të emërojë edhe këshillat votues për secilën Bashkësi Lokale.
 
Shërbimi i Kuvendit Komunal
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Serwer me përfaqësues nga Bujanoci e Presheva: Beogradi të ofrojë vende të rezervuara në parlament për shqiptarët
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Vuçiqi po përgatit agresion ushtarak ashtu sikurse Putini
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration