Rama thotë se është kundër idesë së "Shqipërisë së Madhe"
Lokale

Rama thotë se është kundër idesë së "Shqipërisë së Madhe"

18.May.2018 09:07
0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendi i tij e ka për obligim t'i mbrojë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Duke folur për Euronews Rama ka thënë se shqiptarët në Ballkan kurrë nuk kanë qenë në pozitë më të mirë se sot.

“Në Kushtetutën tonë, ne kemi detyrimin për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit kudo, por në të njëjtën kohë mendoj se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë se sot, kudo që jetojnë. Pra, në Kosovë, ata kanë shtetin e tyre tani. Në Maqedoni, ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj popullit shqiptar. Në jug të Serbisë, shpresoj se kushtet e tyre do të përmirësohen, duke u bazuar edhe në faktin se serbët në Kosovë trajtohen shumë më mirë”, ka thënë Edi Rama për Euronews, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Rama ka thënë se është kundër krijimit të "Shqipërisë së Madhe".

“Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një 'Shqipëri të Madhe' sepse kam ëndrra të mëdha, për një 'Evropë të Madhe', me të gjithë shqiptarët brenda”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.

BBC shkruan për futbollistin nga Presheva: Do të luaj edhe për përfaqësuesen e Serbisë
Turqia shton iftar madhështor për 2000 persona në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration