Qeverisja Kamberi po përçan shqiptarët dhe frymëzon lokalizimin?
Qeverisja lokale me komunën e Bujanocit e udhëhqequr nga Shaip Kamberi ende pa i mbushur as 15 muaj ka krijuar paknaqësi tek punëtorët e adminisrtatës dhe një pjesë të elektoratit që ka votuar për të duke cilësuar edhe si person që po bënë ndarje shqiptare.Kamberi me emërimet e personelit dhe këshilltarëve nëpër poste udhëhqese është i shquar për politikën e tij lokaliste duke mbeshtetur personat e fshatit të tijë dhe personalizuar adminstratën sikur të ishte bashkësi lokale e vendit dhe anashkalon pjesën tjetër të vendbanimeve që përbënë pjesën më të madhe se votat e vendiljes së tij.
Ai gjatë aktivitetit të tij shoqërohet shumicën e kohës me personat e njëjtë për të cilat dëshmojnë fotografit e realizuara gjatë promovimeve të punimeve kozmetike e propagandave tjera ne facebook.
Disa punëtorë të administratës që për shkaqe të sigurisë në punë deshën të mbeten anonim i than Titulli.com, se qeverisja Kamberi po shkakton përçarje te shqiptarët sepse ai favorizon me poste dhe mënyra të ndryshme shumicën e klanit të tij lokalist.
Ndërsa shumica e vendbanimeve shqiptare duke përjashtuar fshatin Tërnoc të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ankohen se investimet më të mëdha ai i orienton në vendin e tij dhe shpeshherë krenohet me projektet që i realizon ndoshta edhe përtej nevojave.
Pavarësisht disa projketeve të realizuara nga iniciativat e qeverisjes së kaluar, Shaip Kamberi me klanin e tij lokalist ka pushtuar administratën komunale dhe në mënyrë të qartë po frymëzon lokalizimin e theksuar dhe promovuar.
Duke e parë rrezikun nga qasja e Shaip Kamberit dhe shprehjes në vazhdimësi të lokalizmit politik e institucional, një pjesë e këshilltarëve komunal dhe përfaqësues politik të vendbanimeve tjera shqiptar duke folur për Titulli.com kanë thënë se do të ndërmarrin hapat kundër kësaj "ndarje" shqiptare të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë e unifikimit kundrejt klanit lokalist të qeverisjes Kamberi./Titulli.com/