Qeveria Rama do të kujdeset për studentët dhe investimet në Luginë
Lokale

Qeveria Rama do të kujdeset për studentët dhe investimet në Luginë

26.Sep.2013 10:05
0
Kryetari i komunës  së Preshevës Ragmi Mustafa  është takuar të mërkurën me  ministren e sapo emëruar të  Arsimit në Shqipëri znj.Lindita Nikolla. Takimi ka qenë frytdhënës , pasi ministrja është zotuar se do të rrisë kuotat për studentët e Luginës, ndërsa qeveria Rama do të jetë aktive dhe prezente edhe me investime në Luginë. Kryetari i Komunës së Preshevës  Ragmi Mustafa është takuar të mërkurën në Tiranë me  ministren e sapo emëruar të  Arsimit znj.Lindita Nikolla. Gjatë takimit një orësh kryetari Mustafa i ka përcjell problemet e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës rreth arsimimit të lartë në gjuhën shqipe. Sipas kryetarit Mustafa biseda ka qenë e fokusuar sidomos në regjistrimin e studentëve për këtë vit akademik në universitetin e Tiranës por edhe në universitetet tjera të Republikës së Shqipërisë, raporton TV Presheva. Kryetari i Preshevës dhe  ministrja e arsimit gjithashtu kanë biseduar edhe për tabelën  e hartuar nga qeveria Berisha ,në të cilën janë paraparë drejtimet dhe universitetet ku mund të studiojnë studentët e Luginës. Por duke pasur parasysh se këtë vit ka studentë që  kanë aplikuar në drejtime të cilat nuk figurojnë në tabelë , ministra e arsimit  është zotuar se do të mbështes Luginen pa rezervë, duke shpreh gatishmërinë  që të  gjitha kuotat e pashfrytëzuara të trojeve (Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi), pas verifikimit në fakultete  t'i jepen Luginës së Preshevës. Ministra e arsimit gjithashtu, ka potencuar  mbështetjen e plotë të kryemnistrit Edi Rama mbi kujdesin që duhet ti bëhet Luginës, si dhe mundësinë e shqyrtimit dhe korrektimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, lidhur me shpërndarjen e kuotave për studentët. Edhe kryetari Mustafa pret që qeveria Socialiste  të jetë prezentë me investime në Luginë, duke qenë i bindur se qeveria Rama do të përmbushë premtimet e bërë gjatë vizitës në Preshevë. Mustafa pas vizitës në Tiranë ka udhëtuar drejt shteteve të bashkuara të Amerikës, ku  si i ftua nderi do të marrë pjesë në Gala mbrëmjen e 17 vjetorit të Këshillit Nacional Shqipëtaro-Amerikan./Titulli.com/
Mjekët e interesuar për specializime të paraqiten në KKSH
Bujanoci fiton mjete për zhvillimin e komunës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration