Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë euro për Luginën e Preshevës!
Lokale

Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë euro për Luginën e Preshevës!

20.Oct.2017 18:52
0
Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc.

Tahiri, është shprehur i lumtur me miratimin e propozimit të tij nga ana e Qeverisë, duke thënë se në vazhdimësi do ta mbështesin Luginën e Preshevës.

“Jashtëzakonisht i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot propozimin tim që të ndahen 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc. Lugina e Preshevës do ta ketë mbështetjen tonë në vazhdimësi“, ka deklaruar Tahiri. 

Këto mjete financiare do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë. 

Ministri Abelard Tahiri propozon ndarjen e 40 mijë eurove për një shkollë në Bujanoc
Fondacioni "Alsar" nga Shqipëria shpërndan materiale shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration