Përmbyllet me sukses njëri ndër aksionet më masive humanitare në Luginë ( Foto & Video )
Fillimi i Muajit të shenjtë të Ramazanit ka mobilizuar skajshmërisht bëmirësit që nuk rreshtin së ndihmuari atyre familjeve e individëve që kanë nevojë.Edhe kësaj here ishte diaspora ajo që barti në vete barrën më të madhe të ofrimit të ndihmave për nevojtarët.
Java e fundit në prag të Muajit të bekuar u karakterizua me aktivitetin disaditor të Shoqatës Humanitare Kaçanikase “ Diaspora “ të realizuar pothuaj se në çdo vendbanim të Luginës. Drejtuesit e kësaj shoqate të prirë nga kryetari i saj Kadri Dogani me bashkëpunëtorë bënë shpërndarjen e pakove humanitare në çdo cep të këtyre visve të banuara me shqiptarë.
Padyshim, më meritori që ky aktivitet të shtrihet në këto anë ishte Visar Xhemaili nga Tërrnoci me punë në Antverpen të Belgjikës. Visari me një humanizëm të pashoq që e posedon ishte ndër shkaktarët kryesorë që ky aksion humanitarë të shoqërohej me shpërndarjen e qindra pakove humanitare që kapnin vlerën e 23.000 eurove.
Secila pako përfshinte artikuj ushqimorë në vlerë rreth 55 euro. Por, aksioni nuk përmbyllej me kaq. Sipas nevojës, disa familjeve u shpërndanë edhe mjete të gatshme materiale në shuma të ckatuara, kryesisht për nevoja emergjente shëndetësore.
Vlerat karakterizuese të Visarit si një humanist i llojit të vet dëshmojnë edhe për pritjen e tij bujare që u’a bëri vëllezërve të shoqatës së sipërpërmendur, të cilët qëndruan në vendlindjen e tij në Tërrnoc.
Aksioni në prag të Ramazanit i realizuar në Luginë shoqërohej në mënyra institucionale. Organizatorët informoheshin dhe shoqëroheshin nga drejtues të Bashkësive Lokale të secilit vendbanim. Madje jashta aksionit humanitar nuk u lanë as vëllezërit romë në Bujanoc. Në këtë drejtim, imamit të “ Xhen’net “ Xhamisë i’u destinuan dhjetëra pako për t’u shpërndarë më pas atyre që kanë nevojë.
Në këtë fushatë humanitare kishin asistuar edhe aktivistët e organizatës lokale humanitare “ Kandili Ndriçues “.
Emocionuese ishte sidomos vizita në komunën e Medvegjës dhe realizimi i aksionit atje. Të vetdijshëm se janë lënë shumë mbrapa dore, vëllezërit nga kjo komunë ishin të paparmbajtshëm nga zemërgjerësisa e diasporës shqiptare.
Zanafilla e këtij aksioni humanitar buron nga koncerti humanitar i Brukselit i datës 15 prill, me moton, “ Edhe unë jam Luginë “. Edhepse pjesa dërmuese e estradës që perfomoi në atë manifestim u tregua përtace ndaj shpenzimeve të Visarit, ai pa asnjë hamendje, gjithë fondin e grumbulluar u’a dedikoi kësaj fushate humanitare. Madje, duke gjetur mbështetjen edhe të miqëve të tij Shoqatës “ Diaspora “ grumbullimi i mjeteve vazhdoi edhe pas koncertit, deri në realizimin e tij final në Luginë.
Visar Xhemaili, Kadri Dogani dhe bashkëpunëtorët e tjerë u janë mirënjohës të gjitë atyre që u treguan solidar për t’ua zbutur sadopak brengat nevojtarëve gjatë Muajit të madhërishëm të Ramazanit.