Përfaqësuesit e rinjë të Erdoanit shpalosën ide në Preshevë
Një delegacion i lartë i forumit rinorë të Partisë për drejtësi dhe zhvillim e kryetarit aktual të Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan ka qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës.Ata realizuan takime me përfaqësues të jetës politike e shoqëre në Preshevë dhe Bujanoc me të cilët bashkëbiseduan mundësitë e bashkëpunimit, shkruan Titulli.com.
Në objektin e shtëpisë së kulturës në Preshevë mbajtën një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe rininë e partive politike.
Rinia e partisë së Rexhep Taip Erdoanit shpalosi disa ide të bashkëpunimit të mundshëm më këtë rajon.
Pjesë e delegacionit nga ishin Ä°skender Karakaya- Nënkryetar i Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI”, Enes Yaylacı antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI”, Soner Yalçın antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI” dhe shef i kabinetit të kryeministrit.
Ky takim është organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Koperim në Preshevë./Titulli.com/