PVD reagim ndaj deklaratave të Xhelal Memetit
Partia për Veprim Demokratik ka lëshuar për opinion informatën lidhur me deklaratat e fundit të Xhelal Memeti për arsyet e dorëheqjes së ij nga kjo parti.I N F O R M A T Ë
Pas deklaratave të paraqitura në PreshevaPress për dorëheqjen e Xhelal Memetit nga Partia për Veprim Demokratik është e domosdoshme të njoftojmë se gjer në këto momente në selinë e PVD - së nuk ka arritur asnjë dorëheqje e tij me shkrim. Madje nuk ka pasur asnjë paralajmërim serioz të paraqitur në forumet e PVD - së për këtë dorëheqje.
Opinioni është tanimë i informuar se nënkryetari i degës së PVD - së Xhelal Memeti pas zgjedhjeve të vitit të kaluar u zgjodh zëvendës kryetar i komunës së Preshevës. Në periudhën 10 mujore të koalicionit APN - PVD Xhelal Memeti nuk ka pasur asnjë vërejtje lidhur me bashkëpunimin me përfaqësuesit e PVD - së në udhëheqje të pushtetit lokal. Të vetmet probleme që i ka paraqitur në atë kohë kanë qenë pengesat dhe bllokimet e njohura për opinionin që vinin nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.
Andaj janë të pabaza akuzat ndaj PVD - së për përfshirje të pamjaftueshme të Miratocës në planin investiv të buxhetit të komunës, posaçërisht kur dihet se në zyren e zëvendës kryetarit Memeti përfaqësuesit e PVD - së i përpiluan me shkrim propozimet për kompletimin e buxhetit për vitin 2017, e të cilat nuk i përfilli kryetari i atëhershëm i komunës. Pikërisht ky ishte edhe problemi kryesor që ndikoi në prishjen e koalicionit të PVD - së me APN - në.
Gjithashtu janë krejtësisht të pabaza edhe akuzat e zëvendës kryetarit të gjertanishëm se Miratoca nuk është përfaqësuar në formë të merituar në pushtetin aktual nga ana e PVD - së. Me 357 votat për PVD - në nga Miratoca gjer më tani në udhëheqjen e pushtetit lokal ishin angazhuar Xhelal Memeti si zëvendës kryetar i komunës dhe Fatmir Agushi si ndihmës kryetar i komunës. Këtë përfaqësim substancial të Miratocës në pushtetin lokal të realizuar nga PVD nuk e ka siguruar asnjë parti tjetër gjer më tani, madje as PDSH që gjer më tani ka siguruar numër dukshëm më të madh të votave në këtë bashkësi lokale.
Ndërsa në mbledhjen e kryesisë së degës të Partisë për Veprim Demokratik që u mbajt para seancës së KK të Preshevës të 10 marsit, në bazë të marrëveshjes me Xhelal Memetin atij iu sigurua funksioni i ndihmës kryetarit me rrogë të plotë për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim me diasporën, kurse për Fatmir Agushin u sigurua të jetë anëtarë i Këshillit Komunal.
Gjer në këto momente Xhelal Memeti vetëm komisionit zgjedhor i ka paraqitur kërkesë me shkrim për kthimin e mandatit, si dhe ka paraqitur kërkesë administratës komunale për të vazhduar edhe për tre muaj vijues rrogën e zëvendës kryetarit të komunës.
Këto kërkesa dëshmojnë se edhepse e promovoi edhe publikisht në konferencë me gazetar pranimin e funksionit të ndihmës kryetarit të komunës për zhvillim ekonomik dhe diasporë, ai ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshjet paraprake dhe po paraqitet në opinion me akuzat e lartëpërmendura të paargumentuara, madje shkon edhe më tutje duke akuzuar se ka qenë i penguar për të punuar në pushtetin lokal të Preshevës.
Opinioni është i njoftuar se brenda një viti të punës si zëvendëskryetar i komunës Xhelal Memeti ka qenë i angazhuar kryesisht në këto çështje:
- reciklimin e mbeturinave,
- hapjen e një kapaciteti prodhues nga ana e kompanisë "Metalka Majur" të Jagodinës në Preshevë,
- hapjen e kursit të rrobaqepësisë dhe
- binjakëzimin me komunën Osmangazi të Bursës.
Do të kishte qenë e ndershme nga nënkryetari ende në fuqi i degës së Partisë për Veprim Demokratik, Xhelal Memeti, që edhe kryesinë e degës e mbi të gjitha opinionin t'a informoj se kush, kur dhe si e ka penguar për t'i realizuar këto projekte apo për t'a kryer ndonjë punë tjetër të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e saj.
Qendra për Informim e degës së PVD - së në Preshevë