Lokale
PVD do ta shqyrtojë mundësinë e futjes në qeverin e re (video)
Partia për Veprim Demokratik (PVD) e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do ta shqyrtoj mundësinë e futjes në qeverinë serbe nëse një ftesë e tillë bëhet nga Beogradi.
Por, sipas Shaip Kamberit, deputetit të dytë të shqiptarëve në kuvendin serbë, interesi i tyre është tek të drejtat e shqiptarëve, raporton TCH.
Shqiptarët ariten të marrin dy deputet dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për tu pozicionuar përballë qeverisë serbe. Kamberi, ish-gazetar dhe aktivist, thotë se shqiptarët do të kenë një zë më të fuqishëm. Shqiptarët në qytetin e Bujanocit janë të lumtur që ia kanë arritur qëllimit.
Qeveria e Serbisë pritet të formohet deri në muajin maj dhe fituesit kanë paralajmëruar që do të shohin mundësinë e inkuadrimit për partitë e tjera ndonëse për to nuk kanë nevoj. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!