Lokale
Pushteti mashtron xhaminë në Preshevë?
Këshilli i xhamisë “Ebu Bekër Es-Sidik” në bashkëpunim me këshillin e Partisë Liberal Demokrate në Preshevë hedh në gjyq pushtetin lokal të Preshevës për dyshim se janë keqpërdorur rreth 1 milion dinarë mjete financiare për asfaltimin e rrugës tek varrezat e reja në Preshevë.
Këto mjete, sipas këshillave në fjalë, i ka ndarë komuna e Beogradit për komunat e pa zhvilluara në Serbi ku iniciatorë për realizimin e projektit ishte këshilli i PLD-së në Preshevë.
Sipas të dhënave nga anëtarët e këshillave të lartë përmendur dyshimet janë se zhavorri i hedhur nga këshilli të xhamisë i cili është i paguar nga grumbullimi i të hollave të popullatës është llogaritur përsëri nga ana e punë kryesit “Saba Belça” i cili nuk ka hedhur fare zhavorr përpos atij që e ka hedhur këshilli i xhamisë.
“Ne jemi të detyruar që keqpërdoruesit të vihen para drejtësisë kushdo qofshin ata. Komuna ka premtuar se do të ndihmojë projektin, por për fat të keq ndodhi e kundërta, dhe duke lënë rrugën si thonë populli gjysa gjel. Mbetemi me shpresë se drejtësia do të vihet në vend dhe keqpërdoruesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e këshillave në fjalë që ka arritur në adresën elektronike të Titullit.
Lënda gjendet në prokurorinë e Gjykatës Themelore në Vranjë dhe hetimet janë duke u zhvilluar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!