Propozohet shkarkimi i Shqiprim Arifit nga i posti i kryetarit të komunës së Preshevës
Lokale

Propozohet shkarkimi i Shqiprim Arifit nga i posti i kryetarit të komunës së Preshevës

09.Mar.2017 16:59
0
Ardita Sinani, kryetare e kuvendit komunal në Preshevë ka konvokuar seancë për të premten më 10 mars nga ora 14:00 në të cilin është propozuar të shkarkohet kryetari aktual i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Propozimi për shkarkimin e Shqiprim Arifit është mbështetur në kërkesën e 22 këshilltarëve të kuvendit komunal, prej të cilëve 10 janë të PVD-së, 9 të Grupit të këshilltarëve të PDSH-së, 2 të BDL-së dhe 1 nga UDSH.

Gjatë kësaj seance janë paraparë këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të shkarkimit të kryetarit të komunës.
  2. Shkarkimi i kryetarit të komunës, i cili do të bëhet me vota të fshehta, si në rastin e emërimit të tij.
  3. Shkarkimi i zv/kryetarit të kuvendit
  4. Zgjedhja e zv/kryetarit të kuvendit
  5. Konstatimi i dorëheqjes së Kryetares së Kuvendit
  6. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit komunal
  7. Zgjedhja e kryetarit të ri të komunës së Preshevës
  8. Verifikimi i mandatit të këshilltarit të ri 

Marrëveshja për qeverisje në Preshevë mes koalicionit APN-PVD është bërë në muajin Prill të vitit 2016 ndërsa Shqiprim Arifi është emëruar për kryetar të komunës më 27 Maj 2016./Titulli.com/

Ardita Sinani propozohet për kryetare të Preshevës
Zvicër: Qendra Islamike Shqiptare në St. Gallen shënoi 25 vjetorin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration