Promovohet "Bujanoci krenaria ime" (Foto)
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, të dielën është bërë promovimi i librit i autorit Xhahit Ramadani.Libri me poezi, “Bujanoci krenaria ime”, promovimi i së cilës u bë në Bujanoc, ngjalli interesim tek qytetarët, të cilët në një numër të konsiderueshëm morën pjesë në shpalosjen e saj për publikun.
Ky libër, i cili ngërthen në vete poezi të ndryshme të karakterit të atdhedashurisë ndaj vendlindjes, u shpalos para masës nga autori Mr. Xhahit Ramadani, raporton Titulli.com.
Prezantimi u pritë mirë nga të pranishmit, të cilët përgëzuan Ramadanin për librin e parë të tij.
Autori i librit, punëtor arsimor në pension, studiues, letrari cili është marrë edhe me hulumtimin e temave të ndryshme me interes për publikun, me publikimin e librit “Bujanoci krenaria ime” ka dëshmuar edhe një aftësi të tij të kamotshme, poezitë e të cilit ndër vite ishin publikuar në revista të ndryshme të rajonit. /Titulli.com/