Probleme të theksuara me sistemin e parkingjeve në Bujanoc
Lokale

Probleme të theksuara me sistemin e parkingjeve në Bujanoc

28.Aug.2013 15:01
0
Sistemi i parkingjeve me pagesë në qytetin e Bujanocit në nëntor të këtij viti mbush tre vite funksionim dhe sipas drejtuesve te ndërmarrjes që udhëheq më këtë shërbim qytetarët nuk po paguajnë plotësisht parkingjet. Ndërsa problem tjetër i theksuar është edhe çështja e procedurave gjyqësore. Drejtori i ndërmarrjes për ndërtim që është dhe mbikëqyrëse për këtë sistem, Agim Haliti thotë se është pjesërisht i kënaqur me pagesën nga ana e qytetarëve. Problemi  që është paraqitur së fundmi është çështja e procedurave gjyqësore. Sipas Halitit gjyqi po i kthen negative të gjitha paditë gjyqësore nga ana jonë, duke u arsyetuar se këto padi bëhen nga persona juridik. Për këtë drejtori Haliti thotë se shumë herë është reaguar sepse kjo ka bazë ligjore sipas vendimit të atëhershëm nga pushteti lokal i Bujanocit. Por sa respektohet kjo nga ana e qytetare në pagesën e parkingjeve e cila kushton për një ore 25 dinarë, sipas Halitit më shumë shfaqen problemet për ata vozitës të cilët nuk paguajnë pagesën e parkingjeve më shumë se një ore. Drejtorati për ndërtim është duke bërë analiza dhe hulumtuar që të gjejë hapësira tjera për zgjerimin e vendeve për parkingje, sepse me këtë kapacitet dhe fluks ta makinave nuk i përmbush të gjitha kërkesat,  sidomos në sezonin veror dhe dimëror kur bashkatdhetarët vinë në vendlindje dhe krijohet një  frekuentim i madh i lëvizjeve së makinave.  Në sistemin e parkingjeve në Bujanoc, janë të punësuar 7 punëtorë për të mbikëqyrur dhe kontrolluar makinat e parkuara. “Gjatë dy sezoneve verore dhe dimërore grumbullohen në muaj deri në 400 mijë dinarë, por ka raste edhe kur grumbullohet mjete deri në 200 mijë dinarë, çka qon dhe në vështirësi për t’i mbuluar pagat e punëtorëve”, tha Haliti. Ai apelon qytetarët që të paguajnë parkingjet duke kontribuar në mënyrë indirekte apo direkte që të i ndihmojnë atyre të punësuarve për faktin se qytetarit i ofrohet një shërbim më i lehtë. Nga nëntori i vitit 2010 sistemi i parkingjeve me pagesë funksionon  në qytetin e Bujanocit, si në shumë qytetet e tjera në Serbi./Titulli.com/  
Zhbllokohet “Komunalia”
Rifillon Spektri Info
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration