Presidentin Ilir Meta, e presin dhjetëra shqiptarë të mbetur në Medvegjë (foto)
Lokale

Presidentin Ilir Meta, e presin dhjetëra shqiptarë të mbetur në Medvegjë (foto)

26.Nov.2017 15:32
0
Ashtu si kishte planifikuar presidenti Ilir Meta erdhi sot mes banorëve të Medvegjës dhe i ishte rezervuar një pritje e ngrohtë nga dhjetëra shqiptarë me të cilët është takuar dhe ka biseduar e me disa bëri edhe fotografi.

Në pikën kufitare Mutivodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i Trupit Koordinuese për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”, tha Meta gjatë arritjes.

Ai u shpreh se gjenden në një etapë të re bashkëpunimi Serbia dhe Shqipëria dhe se detyra më e rëndë  është të forcojmë rrugën evropiane, i tha mediave Ilir Meta, shkruan Titulli.com.

Presidenti Ilir Meta ditën e Hënë do qëndrojë në shkollën fillore me mësim në gjuhën shqipe  në fshatin Tupallë./Titulli.com/

17 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së
Botohet në anglisht antologjia poetike "ROZAFA'S MILK" e poetëve shiptaro-amerikan në Amerikë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration